Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menopauza

Pershendetje Dr. Mimoza, jam 46 vjecare dhe kam nje problem. Menstruacionet nuk me vine nga 3 muaj dhe kur me vin mas 3 muaji skam shume po veq 2 dite edhe shume pak kete here me erdhen po qe nje jave ashtu vazhdoj edhe nuk me ndalet gjakderdhja seshte gjakderdhje e madhe ashtu shume pak nuk e di ku eshte problemi sepse edhe shume behem nervoz spo di nganjehere sme vin 3 muaj tash me erdhen po qe ni jave kam ku eshte problemi a duhem te shkoj ne kontrolle sepse edhe kam djegesime poshte kur urinoj, cka me preferoni? Ndoshta ju lodha por pres pergjigjen tuaj, flm ju kam shkruaj qe 1 jave skam marre pergjigje.

Haniifee (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hanife

Mundet që menopauza për ty, tashmë është e pranishme. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, por duhet të dish se për ty ka filluar një jetë tjetër, e cila duhet të jetë e bukur ashtu si dhe ajo që ke bërë më përpara. Porse me vullnet, duhet të dominohen të gjitha shenjat dhe shqetësimet që mbart kjo periudhë e jetës së gruas.

Në rubrikën “Menopauza” të këtij portal, do gjesh shumë informacion mbi këtë problem. Nëse të dalin gjëra të paqarta, më shkruaj përsëri ose kontakto një mjek gjinekolog.

Për ankesën e djegies që ndjen gjatë urinimit, bëj një analizë të urinës komplet për të gjetur diagnozën dhe preparatet më efikasë që do përdorësh.

Të uroj gjithë të mirat dhe shëndet.

/komuniteti