Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet e vonuara

Jam e martuar jam 23 vjeqare kam pas para 7 muajve abort. I kam gjitha me rregull menstruacionet por kete muaj mu kane vonuar 10 dite, kom mendu qe jam shtatzene kam qene te mjeku jo me ka thane nuk je shtatzene. Sot me kane ardhe menstruacionet por vetem do pika te kafta. Ju lutem cfare me sygjeroni per kete? Faliminderit.

Lona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lona

Për sa përshkruan, shumë hamëndje mund të thuren. Ndaj dyshoj se veza është konceptuar, por nuk është implantuar dot në murret e mitrës duke dhënë hemorragji. Por për shkak të vonesës menstruale, mirë do ishte të kishe bërë një test shtatzënie të urinës ose një beta HCG, për të vërtetuar sa më sipër. Nëse nuk do të kesh më hemorragji, cikli menstrual do të vijë për 4-5 javë. Ruaje veten nga një shtatzëni e shpejtë, sepse nëse ka ndodhur siç përshkrova, duhet ta mendosh atë pas tre muajve. Mos harro, përpara se të realizohet konceptimi i rradhës të bësh një këshillim me mjekun, për të kontrolluar të gjitha problemet shëndetsore që influencojnë negativisht në shtatzëni.

Megjithatë, do të bësh mirë që pas një jave të bësh një konsultë me mjekun gjinekolog, për të rivlerësuar gjendjen tënde të shëndetit riprodhues.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti