Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sheqeri gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, kam nje pyetje me intereson me dite nese nje gruaje 19 vjecare gjate shtatzenise se dyte i ngjitet sheqeri sa qe edhe e dobeson a i mbeten sheqeri edhe mbas lindjes? Ju faleminderit per pergjigjet tuaja.

Arlinda.s (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arlinda

Diabeti në shtatzëni (gestacional), është i përkohshëm dhe zakonisht mbas lindjes nivelet e sheqerit në gjak

kthehen në normalitet. Kur ky lloj diabeti është i pa kontrolluar apo i trajtuar keq, mund ta dëmtojë fëmijën. Gratë me diabet shtatzënie duhet t’i kushtojnë më shumë kujdes shtimit të peshës se sa

gratë e tjera shtatzëna. Por ti po shkruan se po dobsohesh, dhe kjo rënie tregon se mund të mos kesh diabet gestacional.

Megjithatë këshillohu edhe me mjekun endokrinolog, pasi shtatzënia tënde duhet të ndiqet në bashkëpumin të mjekut obstetër-gjinelokog dhe endokrinolog. Mjeku endokrinolog është ai që do të të vendosë terapinë, për të kontrolluar nivelet e diabetit në mënyrë që shtatzënia të ketë ecuri normale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti