Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit

Ju faleminderit per pergjigjet qe na jepni. Na beni te ndihemi me te lira. Jam ne javen e 32 shtatzenise, bera ekon bebi peshonte 1 kg e 700 g, eshte peshe normale kjo dhe bebi ishte kthyer me koke poshte a nuk eshte pak shpejte une mezi ec? Pres pergjigje padurim, flm.

Rena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rena

Të dhënat që përshkruan mbi peshën e fetusit, janë normale. Edhe kthimi cefalik (me kokë poshtë) në këtë moshë të shtatzënisë është normale dhe nuk është shpejt. E rëndësishme tashmë është ecuria dhe shëndeti i fëmijës. Meqënëse shtatzënia po futet në javën e 33-të, mos harro se duhet të bësh analizat dhe ekzaminimet si më poshtë; virusin e hepatit B (antigjenin), virusin e hepatit C (antikorpet), gjakun komplet, urinën komplet dhe sipas dëshirës antikorpet për HIV.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti