Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gurët në idhëz gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dr. Jam shtatzene 30 javeshe, gjate kontrollave me ultraze mjeku im zbuloi se une kisha gure ne idhzë jo te medhenj por gjenden disa, a shkaktojne ndonje problem keta gure dhe a eshte e rrezikshme per bebin? Dhimbje skam ndjere asnjehere sa qe se kam verejte fare qe kam gure, krejt rastesisht u duken. Flm per pergjegjje.

Mimi M (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

Gurët në fshigzën e tëmthit, nuk ndikojnë në shtatzëni. Ato formohen si rezultat i rritjes së litogjenicitetit të bilës dhe nga ulja e kontraksioneve të kolecistët (fshigza e tëmthit).

Trajtimi i gërëve në fshigzën e tëmthit në shtatzëni, është vetëm simptomatik dhe jo kirurgjikal. Që do të thotë se në shumicën e pacienteve, nëqoftëse shfaqen shenja, rekomandohet të mjekohen duke u këshilluar ndërprerja e marrjes së ushqimeve nga goja dhe duke sigurur hidrimin e organizmit intravenoz. Pjesa më e madhe e pacienteve i përgjigjen kësaj terapie.

Të uroj shtatzni të mbarë.

/komuniteti