Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes me operim

Pershendetje doktoreshe, une e kam terminin me 10 shkurt me lind, ama duhet me lind me operacion me heret, sa kam ndegju une sa duhet me heret a dy jave apo... ?

Flora (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flora

Një lindje quhet normale, kur ndodh pas javës së 37-të të shtatzënisë. Në klinikën ku unë punoj, lindjet e planifikuara me prerje cezariane bëhen pas javës së 39-të. Kjo do të thotë jo më shumë se 6-7 ditë nga dita e parashikuar e lindjes, në rast se këtë mënyrë lindje nuk e detyrojnë faktorë të tjerë të rëndësishëm.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshme.

/komuniteti