Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth konceptimit

Doktoreshe pershendetje. Ka 5 muaj qe tentoj te mbes shtatzene por nuk po mundem. Zakonisht pas aktit seksual sperma me rrjedh jashte pra nuk futet e gjitha brenda, a mundet me qene kjo arsye pse nuk po mbes shtatzene apo jane gjasat minimale nese sperma del jashte per te mbetur shtatzene? Te pershendes shume.

Anitaa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anita

Ajo që përshkruan, nuk është arsye për të mos mbetur shtatzënë.

Si hap të parë, bashkëshorti të bëj një analizë të spermogramës. Nëse ajo është në kushte optimale, bëj mërrëdhënie seksuale në ditët e ovulacionit. Ditët e ovulacionit do ti gjesh në artikullin e linkut të poshtëshënuar.

http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-

Nëqoftëse pas dy-tre muaj tentativa për shtatzëni dështon, kontakto mjekun gjinekolog për të kryer vizitë gjinekologjike dhe disa analiza dhe ekzaminime për të gjetur shkakun e mos mbetjes shtatzënë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti