javë pas jave
Përshëndetje Doruntina
Operacioni cezarian, kryhet në rastet kur lindja vaginale është e parealizueshme ose kur vihet në rrezik jeta e nënës ose e bebit.
Rastet kur rekomandohet lindja cezariane janë; operacioni cezarian i përsëritur, disproporcioni cefalo-pelvik (koka fetale është shumë e madhe për të kaluar pelvisin), qëndrimet dhe paraqitjet jo normale të bebit, gjendje e pasigurtë fetale dhe indikacione të tjera si shtatzënitë binjake, kanceri i qafës së mitrës, infeksion aktiv nga herpesi dhe një tjëtër indikacion që sot është shumë i përhapur është zgjedhja e pacientes për rrugën e lindjes.
Ndërlikimet më të shpeshta të operacionit cezarian janë; hemorragjia e paslindjes, endometriti (infeksion i shtresës së brëndshme të mitrës) dhe infeksion i plagës operatore.
Ndonëse në pëmje të parë mund të duket se lindja cezariane është më e sigurtë si për bebin ashtu dhe për nënën, kjo mund të jetë plotësisht e vërtetë.
Të uroj shtatzëni ta mbarë.


E nderuara gjinekologe, jam shtatzene ne muajin e peste dhe e kam shtatzenine e dyte. Femiun e pare e kam gjashte vjec por gjate lindjes se tij kam pas shume veshtiresi. Te lutem me trego a mund te kerkoj lindje me operacion dhe a ka ndonje efekt negativ lindja me operacion? Te falenderoj paraprakisht per pergjigjen.