Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ngjyrosja e flokëve në shtatzëni

Jam Liza edhe jam shtatzene ne javen e 26 edhe po kam deshire me i ngjyros floket edhe kam ndegju se eshte i demshem per beben a eshte e vertete a jo? Pata deshire me me tregu ju faliminderit per mirekuptim edhe ju kisha lut me kthy pergjigjje, klm.

Liza (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Liza

Në tremujorin e parë të shtatzënisë, atëherë kur ndodh embriogeneza (formimi i organe të fetusit), rekomandohet që të mos përdoren kimikate në flokë. Në moshën e shtatzënisë që ti je Liza, mund t’i lyesh flokët. Gjithësesi, të këshilloj të konsultohesh mbi lloji e preparatit që do përdorësh. Për mendimin tim, bëj durim edhe tre muaj. Zgjedhja është e jotja.

Për më tepër mund të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/kujdesi-per-veten-tuaj/a-eshte-e-demshme-ngjyrosja-e-flokeve-gjate-shtatezanise-

Të uroj shtatzëni me ecuri normale.

/komuniteti