Infeksione në vaginë
Erina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Erina
Trajtimi me antibiotikë zgjat 7-10 ditë. Antibiotiku zgjidhet sipas rezultateve të antibiogramës. Nëqoftëse mjeku vendos për të marrë një tjetër lloj antibiotiku duke gjykuar nga vendi ku rrjedh qelb, atëherë do ta përshkruan atë në recetë.
Multivitaminat Vitrum Prenatal, janë kombinim i 13 vitaminave dhe mineraleve, shumë të domosdoshme të përdoren gjatë shtatzënisë, por gjithmonë me rekomandimin e mjekut.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr. Mimoza!
Jam shtatzene dhe kam infeksion ne vagine, u drejtova tek ginekologu dhe me tha qe e kam nga sekrecioni i bardhe, me mblodhi nje qeske me qelb dhe me shpertheu pranova antibiotike AMOXICLAV dhe ende ne nderkohe kam rrjedhje nga vendi ku me shpertheu qelbi, hapat i mbarova po desha te di a te vazhdoje te pranoj ende antibiotike derisa te mbaroj rrjedhja e qelbit apo ti le me aq? Jam ne muajin e 5 shtatzene. Ju faleminderit per te gjitha.
PS. Poashtu jam tu pranu Virtum Prenetal vitamina, a jane te preferueshme dhe a ndihmojne ne imunitet? Tung.