Çfarë analizash më duhet të bëj?
Vjola
(15 vite më parë)
Përshëndetje Vjola
Në klinikën ku unë punoj, në javët 33 deri 37 të shtatzënisë, si analiza më të rëndësishme rekomandohen; antigene për virusin e hepatitit B, antikorpet e virusit të hepatitit C, gjakun komplet, urinën komplet si dhe me dëshirën e shtatzënës antiprupat për HIV. Në javët 38 deri 40, bëhet vetëm urina komplet.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuar jam ne javen e 34 te shtatzenis doja te dija se cfare analizash duhet te bej ne kete muaj dhe ne muajin e nente? Galeminderit qe na ndihmoni me pergjigjet tuaja, me respekt, Vjola.