javë pas jave
Pershendetje Vjosa,
Rrallehere ndodhe qe shtypja e gjakut te rritet per shkak te shtatzenise perpara javes se 20. Nese shtypja e gjakut rritet perpara javes 20, arsyeja nuk qendron tek shtatzenia. A ke pasur shtypje te larte me pare? A ke problem me veshka?
Hipertensioni kronik definohet si gjendje kur shtypja e gjakut është më e lartë se 140/90 mm Hg përpara se një grua të jetë shtatzënë ose përpara javës së 20 nëse ajo është shtatzënë. Kur hipertensioni zbulohet për herë të parë tek një grua e cila është shtatzënë, por ka më pak se 20 javë, kjo gjendje quhet hipertension kronik. Por, nëse hipertensioni zbulohet pas javës së 20 të shtatzënisë, atëherë duhet të merret në konsiderim prezenca ose mosprezenca e preeklampsisë Kokedhimbja mund te jete shenje e shtypjes se rritur te gjakut, por ti thua qe shtypjen e ke 140/100 qe nuk do te duhej te shkaktonte kokedhimbje. Paracetamoli eshte bar i cili konsiderohet i sigurt te perdoret gjate shtatzenise, por me mire do te ishte qe te mjekohej shkaku i kokedhimbjes sesa te marresh analgjetik.
Uroj t'ia kem arritur qe te jap pergjigje ne pyetjen tende! Paç shtatzeni te mbare!


Pershendetje, jam ne javen e 27 te shtatzenise, tensionin e kam pak te larte 140\100, po edhe atehere kur e kam mire kam dhimbje koke, sidomos naten dhe kur rri shtrire kur bi me fjet. Jam duke perdore 2 here ne dite Methyldopa. Po si te perdori ndonje paracetamol, a eshte rrezik? Ju falemniderit se ndoshta e zgjata shume.