Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendetje e nderuar, ciklin menstrual e kam pas me 15 dhjetor por mu me vijne gjithmone 5 dite me heret, tash kaloj data 10 dhe mua nuk me erdhen. E bera testin me doli negativ, deshta me ta spjegu qe une jom mbrojte deri tash po naten e dyte te vitit te ri nuk u mbrojta, a ka shanca qe me mbet shtatzene kaq menjehere? Flm.

Kushje-ti (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Sa shkruan, ciklin menstrual të zgjat 25-26 ditë. Me përafërsi, ditët e ovulacionit janë rreth ditëve 12-13 deri 14-15, numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit menstrual. Kështu që, edhe mundet që raportin seksual e ke bërë në ditët e ovulacionit, duke rritur shumë mundësinë e mbetjes shtatzënë.

Megjithatë, kontakto mjekun gjinekolog për të bërë një test të beta HCG-së, për të konfirmuar apo jo shtatzëninë. Nëse shtatzënia nuk është e pranishme, mjeku do të vizitoj për të gjetur shkakun e vonesës menstruale.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti