Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjëndrrat tiroide

Pershendetje, kam nje pyetje rreth gjendrrave tiroide. A pengojne gjendrrat tiroide qe te mos mbetem shtatzene? Une i kam gjendrrat tiroide por te shkalles se ulet.


Faleminderit per mirekuptim, Bleda.

Bleda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bleda

Ndryshimet hormonale reflektojnë edhe në ndryshimet e endometrit, i cili nuk është në gjendje për të pritur një shtatzëni. Hypotiroidizmi (ulja e hormoneve të tiroides), është një shkak për cikël anovulator. Në këto kushte nuk ndodh ovulacion, dhe shtatzënia nuk vjen.

Përpara se të kërkosh shtatzëni, duhet të trajtohesh pa tjetër për të ekuilibruar nivelin hormonal të gjendraës së tiroides.

Të uroj gjithë të mirat.

Dita Pr (15 vite më parë)
Persendetje,bleda nuk edi pse gjinekologja jep ket pergjige ,kam antare e familjes qe eka tiroiden gati 20 vjet dhe pa asnj problem ka mbet shtatzene dhe asjiher nuk merr terapi per ket semundje,mire eshte tetrajtosh semundje ,por mos umerakos per shtatzani eshte fuqia e zotit qe ben gjithqka ..Te uroj suksese sa me e shpejt...Nga cija::

/komuniteti