Pas abortit
Sara
(15 vite më parë)
Përshëndetje Sara
Më vjen keq për çka të ka ndodhur. Si në rastin tënd, nuk rekomandohet asnjë lloj terapie.
Pas një aborti spontan, rekomandohet që shtatzënia e rradhës të filloj pas tre deri gjashtë muaj. Gjatë kësaj periudhe, mirë do ishte që të bësh analiza dhe ekzaminime për të gjetur një nga shkaqet e abortit.
Acidi folik shërben për të mbrojtur kryesisht tubin neural të fetusit, nga ndonjë anomali e mundshme. Ai rekomandohet të merrët deri në tre muaj përpara fillimit të shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
6 jave shtatzene kam pas abort spontan dhe nuk kam pas nevoje per pastrim nga mjekja. Mjekja vetem me ka shikuar ne eko (nga poshte) dhe me tha qe edhe dicka e vogel qe ka mbet do te del me gjakderdhje. Me ka dhene te pije tableta acid folik dhe asgje tjeter. Cfare terapie me preferoni te marre? Dhe a duhet te ri shtrire me mire e mos lodhem ose me mire te hec te punoj etj?