Për ciklin menstrual
Fatmirja
(15 vite më parë)
Përshëndetje Fatmira
Që nga dita që shënohesh me hemorragji, quhet dita e parë e ciklit menstrual. Nëse dyshon se ke një ndryshim në ciklin menstrual, drejtohu tek mjeku gjinekolog për të bërë vizitë gjinekologjike për të vlerësohet qafën e mitrës si dhe për të bërë një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e endometrit dhe të vezoreve.
Të uroj gjithë të mirat.
Ju pershendes, dhe ju pergezoj per faqen.
Une jam nene e 3 femijeve, ciklin e kam pas cdo here te rregullt, jam 29 vjece, por koheve te fundit ka 4 - 5 here qe me vjen menstruacioni ne forme si te bardhat, ka vetem pak ngjyre si portokalli, jo gjate gjithe dites por here pas here, por pas 28 oreve vjen normal dhe kam shume, dhimbje nuk kam. Kjo dite qe kam si ngjyre portokalli a konsiderohet dite e ciklit dhe cka me rekomandoni ju?
Ju faleminderit per mirekuptim. Cdo te mire.