Marrja e tabletave
Tima
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tima
Vitaminat dhe mineralet, janë shumë të rëndësishme për organizmin e njeriut e veçanërisht për gruan shtatzënë. Por me preparate multivitaminash nuk duhet tepruar, ndërsa artikujt natyror të ushqimit nuk duhet shmangur sepse janë burimi i natyror i marrjes së tyre.
Preparatet mjeksore, vitaminat dhe mineralet (multivitaminat), shtatzënat duhet ti përdorin vetëm me rekomandimin e gjinekologun, sepse në shtatzëni, pakujdesia më e vogël mund të shkaktojë pasoja të padëshirueshme. Është mjeku ai që përcakton nevojat e tyre dhe rekomandon suplementet që duhen marrë.
Meqënëse je në javët e fundit të shtatzënisë, mos harro të bësh një analizë të urinës komplet.
Të uroj shtatzëni të mbarë dhe të lidësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe, une jam shtatzene ne javen e 37, qe prej dates 12.01.2012, dhe e kisha nje pyetje. Une marre tableta Gynvital per vitamina, e deshta me e dite a me i vazhdu apo me i nderpre? Pershendetje.