Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzanise

Une planifikoj shtatzani, me tregoni qfar duhet te bej? A te filloj me acid folik dhe ndonje analize? Falemnderit shume.

Jehona Uka (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Jehona

Perpara se cifti te tentoj per shtatzeni, rekomandohet qe te behet keshillim parakoncepsional. Kjo do te thote qe te merret anamneza dhe behet vizite gjinekologjike nga mjeku gjinekolog. Ai do kerkoj te behen edhe analiza dhe ekzaminime nese e shikon te arsyeshme apo te domosdoshem. Gjithashtu rekomandohet qe edhe bashkeshorti te bej ekzaminim te spermogrames. Pas trajtimit, gjithenje nese eshte e nevojshme mund te tentohet per shtatzeni.

Kur tentohet per shtatzeni, rekomandohen te merret acid folik deri ne fund te javes se 12-te te shtatzenise si dhe multivitamina te cilat duhet te merret deri ne fund te lehonise.

Nese e shikon te arsyeshme me kontakto me numrin 0692033965 per te lene takim.

Gjithe te mirat.

/komuniteti