Plasje e ujit apo çfarë?
Shkurta_d@hotmail.com
(15 vite më parë)
Përshëndetje Shkurta
Meqënëse je në javën e fundit të shtatzënisë, dyshoj për rënie të tapës mukoide (sekrecion i trashë me rrema gjaku). Kjo tregon se lindja po afron, drejtohu tek mjeku gjinekolog i cili me anë të vizitës gjinekologjike do të vlerësoj gjendjen e fëmijës. Pas kësaj mjeku do të japë këshillat e nevojshme, për vazhdimësinë e ndjekjes deri në lindje.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 39 te shtatzenise dhe qe 4 dite eshte duke me ndodhur te kem vazhdimisht derdhje te nje sekreti pa ngjyre, ku naten kam shume ku me bie edhe ne rroba kurse diten me pak. Ky sekret me ka shkaktuar krurje dhe djegje ne vagine. Sot ne mengjes ky sekret ka qene i perzier sikur me gjak, i cili kishte ngjyre roze, mirepo gjate dites nuk vazhdoj me kete ngjyre por vetem si sekret pa ngjyre dhe i rreshqitshem, por dhimbje nuk kam. Ju lutem me tregon cfare mund te jete kjo? Faleminderit.