Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dua te mbaj ne preher femijen tim!

Pershendetje dr.Mimoza Ju kam shkruar edhe me pare, jam 45vjeqare dhe jam ne perpjekje per shtatzani qe 5 vite. Ne vitin 2011 pas 2 muajve perpjekje per shtatzani mbeta shtatzene, por ne javen e 7 te shtatzanise kur une isha te mjeku per te degjuar te rrahurat e zemres se bebit, mjeku verejti se fryti nuk ishte gjalle dhe me ndihmen e kapsulave dhe me nje intervenim te lehte mjeku me pastroi. Nuk kisha asnje problem pas kesaj dhe pas dy muajve vazhduam prape perpjekjet per shtatzani. Vizitohem dy here ne muaj te gjinekologu, gjdo gje eshte ne rregull me shendetin tim riprodhues, per gjdo muaj kam ovulacion, me formohen nga nje apo dy folikula me madhesi mbi 22mm (shume rralle me stimulues), endometriumi eshte ne permasa te duhura por shtatzania nuk po ndodh, ceki edhe kete se edhe bashkeshorti im ka bere analiza dhe te gjitha jane ne rregull. Ne viziten e fundit te mjeku u interesuam per IVF por sipas mendimit te mjekut "njesoj eshte sikur me rruge natyrale ashtu edhe me IVF" pasi nuk ka asnje pengese dhe mjeku e konsideron si shpenzim te kote IVF ne rastin tim. Deshiroj t'ju pyes "a eshte favorizues fakti qe une kam mbetur shtatzane njehere dhe nuk llogaritet si shtatzani e pare kjo qe e deshirojme? Pasi mosha eshte ne pyetje ju kisha lutur Juve te me tregoni ndonje mendim tuajin, a mos ka ndonje analize shtese apo thjesht qka me kishit keshilluar te veproj qe te mbaj ne preher femiun tim. Ju falenderoj nga zemra.

Meri Meri (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Meri

Kuptova cfare me shkruan, dhe me vjen keq per abortin qe te ka ndodhur. Duke vleresuar vecanerisht moshen tende, mund te thuhet se koha nuk pret me. Shtatzenia e filluar me IVF eshte me e sigurte sesa pritja per shtatzeni me menyre natyrale. Prandaj te rekomandoj te tentosh shtatzeni me IVF.

Gjithe te mirat.

babi_mami.5@hotmail.com (10 vite më parë)
E dashur mjeke dua ta ndaj shqetsimin me ju...si me.keshilloni per nje shtatzani...pasi gjenekologi.me ka than qe ne anen e majt nuk e kam ni vezor dhe nje kapilar perques...po provoj qe nje vit per shtatzani te dyt..asht e kot...qka me kshilloni..ju pershendes

/komuniteti