Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth infektimit me ushqim

Pershendetje. Gjate shtatzenise nese nena infektohet me ndonje ushqim, a ndikon kjo edhe te femija?

Miki (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Miki

Në shtatzëni duhet patur parasysh, që një pjesë e ushqimeve përpara konsumit duhet të përpunohen. Vezët, nuk duhet të përdoren të pa zjerra për të parandaluar një salmonelë të mundshme. Duhen evituar konsumi i djathrave të buta, për të parandaluar listeriozat. Mishi, nuk duhet të preket kur ai është i pa përpunuar, me duar të pa mbrojtura. Ai mund të bëhet shkak për marrjen e parazitit të toksoplazmozës i cili ndikon tek fetusi. Gjithashtu rekomandohet larja e mirë e larja e mirë e frutave, zarzavateve dhe perimeve përpara konsumimit.

Nëse fjala është për konsumin e ushqimeve të prishura, mund të ndodh helmin dhe gruja duhet të drejtohet urgjentish në spitalin infektiv, për të marrë terapinë e nevojshme. Qëndrimi në shtëpi i shoqëruar me të vjella dhe kontraksione, mund të ndikojë negativisht në ecurinë e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti