Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me infeksion

Pershendetje doktoreshe Une kam probleme me infeksione dhe nuk me kalojnë as dy muaj pa marr antibiotik,sa zhduket nje bakterie lajmerohet tjeter.Tani kam infesion me enterokok perdora azomex 6dite dhe ovula 12 dite nuk mbaj mend emrin e tyre dhe pasi e perserita analizen e sekrecioneve vaginale prap ishte i pranishem enterokoku dhe mjeku me pershkruajti vetem lactogyn cap.per nje muaj dhe antibiotik nuk me dha fare ,qfar mendoni ju doktoreshe ne kete rast a duhet te marre antibiotik apo te provoj vetem me lactogyn,nese mendoni se duhet te marr antibiotik ju lutem me tregoni cilin antibiotik e pershkruani ju per kete infeksion dhe sa dite duhet te perdoret.Ju lutem doktoresh me ndihmoni.

Mirvete Mustafa (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Mirvete

Nga sa shkruan, mjeku nuk te ka pershkruan antibiotike se t'i ke marre shume, sa organizmi mund te krijoje rezistence ndaj tyre.

Prandaj ai ka pershkruar trajtim me lactogyn, I cili krijon terren te disfavorshem per rritjen e ketyre bakterieve te cilat ne koncentrim minimal ekzistojne ne vagine.

Kjo do te thote qe te zbatosh keshillen qe te ka dhene mjeku.

Te uroj sherim te shpejte.

/komuniteti