javë pas jave
Përshëndetje Rina
Madhësia e thithkave në gjidhënie nuk influencon, në sasinë dhe cilësinë e ushqimin e fëmijës. Në këtë periudhë të shtatzënisë, mirë do të jetë të bësh masazh të gjirit dhe të thithkave.
Masazhi i gjirit realizohet duke e kapur gjirin më të dyja duart. Gishtat e mëdhenj vendosen në pjesën e sipërme të tij dhe pëllëmbët mbajnë pjesën e poshtme. Të dyja duart rrëshqiten në drejtim të thithit, me kujdes, pas sforco dhe pa e bërë të dhimbshme rrëshqitjen. Ky ushtrim duhet bërë çdo ditë 15-20 herë, për seicilin gji.
Rrotullimi i thithit të gjirit realizohet si më poshtë. Me gishtin e madh së bashku me dy gishtat pasardhës, kapet thithi i gjirit. Rrotullohet një herë në një krah dhe një herë në krahun tjetër, me kujdes, pas sforco dhe pa e bërë të dhimbshme rrotullimin, ky ushtrim përsëritet për të dy thithkat rreth një minutë çdo ditë.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.


Pershendetje doktoreshe, ne balline e pash nje teme ne lidhje me dhenjen e gjirit dhe dobite e tij, une jam ne javen e 38 te shtatzenise, gjiri me ka ndryshu nga ai qe kam pas por edhe e pash ne temen qe e kishit publiku se gjiri ndyshon edhe me shume pas lindjes po po me shqeteson dicka deshta te ju pyes se sa i perket thithkave, une nuk i kam shume te medhaja edhe desha te di se a luajne rol ato ne thithje ose a ndyshojne ato pas lindjen, a eshte ne gjendje beba te thith se kam shume deshire qe foshnja ime te rritet me qumesht te gjirit. Pres pergjigjje, gjithe te mirat, Rinaa.