javë pas jave
Përshëndetje Azemine
Shënjat që ankon mund të lidhen me nivelin e sheqerit në gjak. Magneziumi është i domosdoshëm për funksionimin efikas të muskujve dhe luan rol në procesin e shëndrimit të sheqerit të gjakut në energji. Kalciumi dhe magneziumi së bashku ndihmojnë punën e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut. Prandaj, kontrollo nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirëso marrjën e magneziumit dhe kalciumit së bashku me vitaminat dhe mineralet e tjera. Për këto, bisedo me mjekun gjinekolog që të ndjek shtatzëninë.
Prania e gjakrrjedhjes gjatë shtatzënisë nuk është normale. Edhe këtë ankesë, tregoja mjekut. Në këtë periudhë të shtatzënisë do të bësh ekografinë morfologjike, për të vlerësuar disa parametra të rëndësishëm fetal.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje Dr. Eshte hera e 3 qe me eshte shfaq kjo po ne nxehet qafa shume, duart dhe here njera kembe, here tjetra po kjo po me mundon sa qe nuk po mundem me bisedu me dikon rahat as me ba gjume mbreme nuk kam fjet asnjehere, ju lutem a eshte normale kjo gjendje ne shtatzeni, apo eshte lloj stresi se une kohe pas kohe po kam gjakderdhje. Ju lutem nese eshte stres qka mund me i ndodh bebes nga kjo dhe a ka gjase qe gjakderdhja te lajmerohet nga kjo? Ju lutem me tregoni si te veproj? Mosha e shtatzenise time eshte 20 jave. Faleminderit shume.