Testi shtatzanise
Iza Izadora
(10 vite më parë)
Pershendetje Natalia
Cikli konsiderohet normal kur kohezgjatja e tij eshte brenda diapazonit 21-35 dite. Ndryshimet e kohezgjatje se ciklit menstrual ndodhin per shume shkaqe, por me kryesore jane ndryshimet e niveleve hormonale.
Per te vertetuar nese je apo jo shtatzene, bej nje analize gjaku qe quhet beta hCG.
Nese nuk je shtatzene, duhet te trajtohesh per crregullimin te ciklit menstrual. Prandaj duhet te drejtohesh tek mjeku gjinekolog per te gjetur shkaqet e crregullimit menstrual.
Te uroj fat.
Pershendetje doktoresha! Menstruacionet i kam patur gjithmone te rregullta(30 diteshe) por qe nga momenti qe une kam tentuar per shtatzani ciklin e kam 45-ditesh.Jam 28 vjece dhe kam rreth 6 muaj qe tentoj. Perse mund te kete ndodhur ky crregullim qe nga muaji qe une tentova? Kete muaj menstruacionet i kam ne dt.29, por doja te dija a ka ndonje analize apo test qe me tregon nese jam apo jo shtatzane para dates qe kam ciklin dhe a del pergjigjia e sakte? Kam dhimbje koke, shume oreks, e pafuqishme dhe kam frike mos i ngaterroj me shenjat e ardhjes se ciklit. Te falenderoj nga zemra.