Çfarë të bëj për të ngritur dëshirën për seks?
Lira
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lira
Nëse kjo ankesë lidhet me shtim të sekrecioane vaginale, mund të dyshohet për infeksion të rrugëve të sipërme të aparatit piprodhues. Drejtohu tek mjeku për të realizuar një vizitë gjinekologjike, për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës, gjendjen e parametrave (indin e shkrifët lidhor ku mbështet mitra) dhe gjëndjen e vezoreve. Mbështetur në këto vlerësime, mjeku do të vendos diagnozën dhe do të japë trajtimin e nevojshëm.
Nëqoftëse dhimbjet në fund të barkut nuk lidhen me shtim të sekrecioneve vaginale por lidhen me urinim me të shpeshtë, atëherë bëj analizë të urinës komplet për të vlerësuar mundësinë e ndonjë infeksioni urinar.
Të uroj gjithë të mirat.
Jam 29 vjec dhe me eshte shfaqur ky problem qe nje kohe. Edhe pse mundohem ndonjehere te kryej marredhenien, kam dhimbje ne fund te barkut dhe me shkaktohet njefare nervoze... ju lutem me ndihmoni, kam nje bashkeshort shume te mire dhe lidhje te mire martesore, por ky problem ka filluar te me stresoj se tepermi duke marre parasysh edhe deshiren time te kem nje femije te dyte... ju faleminderes..