Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tensioni i lartë gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 32 te shtatzenise mirepo qe gati 1 muaj mu ka paraqit tensioni i larte 160/110, isha ne spital qendrova disa dite mirepo per shkak te kushteve vet e lypa me ardh ne shtepi, por tensioni nuk po me zbret hiq jam tu perdor methyldopa 4 tableta ne dite, edhe me ushqim po mundohem por kot, sa eshte e rrezikshme per beben qe une po qendroj ne shtepi edhe a ka naj tablete tjeter qe une mundem me perdore per me ma ul tensionin? Pres me padurim pergjegjigjen tuaj, flm shume...

Mimoza Haziri (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Nga shenjat që ankon, vlerësoj se mund të jesh përpara pre-eklampsisë. Në këto raste përveç mjekimit me preparate për uljen e tensionit, rekomandohet të rregullohet dieta ushqimore duke kufizuar ushqimet me shumë kripra. Këshillohet shtrirja në shtrat disa herë në ditë në pozicion anash majtas. Në rastet kur gjendja konsiderohet e rëndë, rregjimi i rreptë i shtratit është i domosdoshëm.

Si në rastin tënd, ndihma e specializuar jepet vetëm me rregjim spitalor.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti