Vonimi i ciklit menstrual
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Përshëndetje Yllka
Pas lindjes, cikli menstrual mund të vonohet edhe deri në një vit, nëqoftëse ushqyerja e fëmijës me qumësht gjiri bëhet në mënyrë korrekte.
Në këtë periudhë mund të ndodhin edhe shtatzënitë e pa dëshiruara. Prandaj rekomandohet që pas lindjes, gratë të përdorin një nga metodat e planifikimit familjar. Këtë duhet të bësh edhe ti, por më përpara këshillohu me një mjek gjinekolog i cili pas disa analizave do të rekomandoj kontraceptivin më të përshtatshëm për ty.
I uroj jetë të shëndetshme vajzës tënde.


Pershendetje, Une e kam vajzen 3 muaj e ushqej me gji, ende nuk me ka ardhur cikli, sa vonohet apo a ka gjasa me ngel shtatzene kaq shpejt? Me respekt, Yllka