Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dua të kem fëmijë

Pershendetje, tash 3 vite po mundohem te mbes shtatzene, po nuk po mundem i kemi bere analizat edhe une edhe shoku, megjithese ai ne fillim kishe probleme me spermatozoidet e ngadalshem por tani i jane permiresuar, mua gjithmone me kan thene mjeket se mire jam mire jam kam bere analiza ultrazera por te gjitha me kane dalur mire, une kam filluar te brengosem per kanalet mos i kam te mbylluara dhe po frigohem ta beje ni kontroll sepse me kan thene se eshte shume me dhimbje, kam kerkuar prej mjekut te me beje anestezion total per kete kontroll po nuk me kane lejuar dhe jam kthyer ne shtepi... nuk e kam iden se si te veproj, ju lutem me keshilloni se qfare te beje? Faleminderit per mirekuptim.

Minka (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Minka

Ekzaminimi që kërkon të bësh quhet histerosalpingografi. Është ekzaminim i thjeshtë, por ka raste që mund të paraqitet me pak dhimbje. Dhimbja mund të eliminohet duke përdorur preparate kundra dhimbjes para adhe pas proçedurës.

Nëpërmjet aparatit injektohet një kontrast nga qafa e mitrës, për të vlerësuar kavitetin e mitrës dhe kalueshmërinë e tubave të Fallopit. Mendoj se nuk ka arsye për tu friksuar, dhe nuk ka arsye të realizohet e gjitha kjo proçedurë me anëstezi.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti