Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje te kembeve

Pershendetje doktoresh, jam ne javen e 35+3 , krejt mire jam nga ana gjinekologjike edhe bebi mire , eshte kthy me koke posht , por problemin kam me dhimbje te kembeve , dhe mos mbajtje te tyre , nuk guxoj te eci as 2 hapa pa u mbajt se nuk qendroj dot ne kembe prej dhimbjeve te tmerrshme qe kam, doktoret me thojn mendime te ndryshme , kinse kam probleme me kurriz, marr magnezium dhe hekur , por dhimbjet sa vijn e shtohen , te lutem me jep nje keshille se sdi si te veproj , vetem po qaj .

Blerta Arifi (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Blerta

Nje gjendje si e pershkruan, mund te vije ne fund te shtatzenise per shkak te rritjes se bebit dhe koka e tij mund te shtyp nervin ishiatik.

Ne kete rast mire do jete te qendrosh sa me shume shtrire duke gjetur nje pozicion te pershtatshem per te mos sforcuar shtyllen kurrizore. Mund te lehtesohet gjendja duke perdorur borse me uje te ngrohte apo lyer me pomada qe shtojne qarkullimin e gjakut. Gjithashtu mund te perdoresh edhe paracetamol. Mos perdor ibuprofen dhe acid salicilik.

Por per te vendosur diagnozen paraprakisht kontakto nje mjek neurolog, per te perjashtuar mundesi me serioze.

Te uroj shtatzeni te mbare.

/komuniteti