Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje të kërthizës

Pershendetje kjo pyetje eshte per kunaten time e cila tash eshte ne muajin e 9'te te shtatzenise dhe ajo ka probleme me kerthizen ju ka enjtur dhe ka dhimbje te medha te kerthizes. 1 mjek i ka sygjeru operacion 1 mjek tjeter i thote qe operacioni eshte i rrezikshem qe duhet te duroj edhe 1 muaj edhe te shofin pas lindjes rezultatet, une pres sygjerimin e juve me padurim.

Lindushja (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Ankesa e kunatës tënde, mund të jetë nga një hernie umbelikale e cila ndodh si rezultat i lërimit të facies të muskujve të barkut. Nëqoftëse dhimbja është e madhe dhe nuk reponohet/futet brënda me dorë, atëherë konsultohu me një mjek kirurg për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti