javë pas jave
Përshëndetje Ola
Lindja në ujë, është një nga mënyrat e lindjes që në shumë vënde të zhvilluara realizohet pa problem. Ajo ka disa përparësi nga lindja në kaluç, si;
Lëvizjet e nënëns në ujë bëhen më të lehta dhe më pak të bezdishme nga lëvizja në kaluç, për shkak të peshës së lehtë që krijohet nga prania e ujit. Baçini bëhet më i lëvizshëm në artikulacionet e tij dhe zbritja e fëmijës në kanalin e lindjes, bëhet më e thjeshtë dhe natyrale.
Uji i ngrohtë rilashon/lëshon të gjithë muskujt e shtatzënës si dhe indet e qafës së mitrës, e cila dilatohet/hapet më lehtë dhe më shpejt duke bërë që kalimi i fëmijës të jetë i këndshëm dhe më pak i dhimbshëm. Rilashimi i indeve të qëfës së mitrës, zvoglon edhe rrezikun për laçeracione/çarje.
Lindja në ujë, për fëmijën do të thotë të kalojë nga jeta intrauterine/në mitër në atë ekstrauteriner/jashtë mitre në mënyrtë graduale.
Të uroj lindje të lehtë dhe të sukseshme.


Pershendetje
Jam ne javen e 33 te shtatzenise se pare. Para disa diteve me erdhen formularet nga spitali, perpara se ti dergoja do te doja nje mendim tuajin per vendimin qe une kam marr per te bere lindje ne uje.