Kur shfaqen shenjat e shtatzënisë?
Rozana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Rozana
Shenjat e shtatzënisë, shfaqen me fillimin e konceptimit dhe bëhen më të dukshme gjatë implantimit të vezës në muret e mitrës. Të rekomadoj që të presësh deri në ditën e pritshme të menstruacioneve të rradhës, për të bërë testin e shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje.
Jam ajo goca qe ju shkruajti per gjendren e bartolinit, u vizitova dhe gjinekologia me tha qe ska problem tani per tani nese ske dhimbje por duhet te hiqet me vone, sme dha mjekim. Kam disa dite qe ndjej disa shenja, urinoj shpesh dhe jam e nxehte ne trup, kur ri ne kembe me dhemb mesi, gjoksi me eshte fryer pak dhe fle shume gjume gje sme ka ndodhur me perpara, si mendoni cfare tregojne shenjat qe kam? Temp e trupit e kam 37 grade. Nga gjendra jane? Theksoj se sndiej asnje dhimbje ciklin e fundit e kisha ne 25 dhjetor dhe e kam 27 dite. Eshte shpejte per shenjat?