Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas abortit

Pershendetje Dr me 1 janar pata abort spontan isha 7 javeshe nuk eshte shtatzenia e pare kisha edhe 2 shtatzeni por jashte mitres e kete e pata ne miter por prej fillimit pata menstruacione te kafta por nuk deshi zoti qe te shkoje deri ne fund por tash jam shume e merzitur dhe vetem qaj, cfare me rekomandoni tash te bej se kam ra ne depresion? Te pershendes.

Arjeta Aliu (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Donjeta

Shkaqet e aborteve janë të ndryshme. Tashmë duhet të pritet tre deri gjashtë muaj për të menduar për shtatzëninë e rradhës. Gjatë kësaj periudhe, mjeku gjinekolog duhet të bëjë disa ekzaminime të nevojshme për të gjetur ndonjë nga shkaqet e mundshme të abortit.

Janë të njohura pasojat psikologjike, pas një ndërprerje të pa vullnetshme të shtatzënisë e sidomos në rastin tënd që ke kaluar edhe dy shtatzëni jashtë mitre. I nevojshëm është këshillimi me një mjek psikolog.

Përpara se të tentosh për shtatzëninë e rradhës, bëj një këshillim parakoncepsional. Për të mësuar më shumë mbi këtë, lexo artikullin e linkun të poshtë shënuar;

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Gjithë të mirat.

/komuniteti