Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ju lutem me tregoni per kete analize!

Pershendetje , kam motren shtatzane dhe kjo analiz i ka dal pozitive ,,varizella IgG ,, ne jetojm ne gjermani dhe kshtu quhet ndoshta e din per qka eshte fjala , sa eshte e rrezikshme qe ka dal pozitive , te theksoj se motra para 2 viteve eshte vaksinu pikerisht per kete analiz por prap i doli pozitive , mjekja ktu nuk e beri te madhe por ne jemi ne merak .

(10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Antigona

IgG pozitiv, per te gjitha llojet e infeksioneve, pra edhe per varicelen, tregon se infeksioni eshte I kaluar. Pra nuk eshte I pranishem dhe keshtu qe nuk ka asnje lloj influence ne ecurine e shtatzenise dhe shendetin e bebit.

I uroj motres tende shtatzeni te mbare.

/komuniteti