Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Muaji i nëntë

Pershendetje e nderuar,  menstruacionet i kam kryer me 8 maj, tash desha te di a jam ne muajin e 9 sepse kam dhembje te herepashershme ne shpine dhe ne fund te barkut si dhe sekrecione te bardha. Kur eshte data e fundit e lindjes?


Ju flm per mirekuptim, pres nje pergjigjje sa me te shpejte.

Mirsa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mirsa

Meqënëse po shkruan se menstruacionet i ke kryer me 8 maj 2011, supozoj se data e parë e gjakrrjedhjes së tyre është data 2-3 maj. Sipas kësaj llogaritje, shtatzënia ndodhet afërsisht në javën e 36-të plus 3 ditë. Dita e mundshme e lindjes do të jetë data 8-9 shkurt 2012.

Më duket se është akoma shpejt për të menduar se lindja po afron.

Në klinikën ku unë punoj, gjatë javëve 33-37, shtatzënave u kërkohet të bëjnë ekzaminimet si antigenet e virusit të hepatit B, antikorpet e virusit të hepatit C, gjakun komplet, urinën komplet si dhe me dëshirën e gruas antikorpet e HIV-it. Gjatë javë 38-40, u kërkohet të bëjnë edhe një herë analizën e urinës.

Mirë është që lindja të ndodhë në javën e 40-të të shtatzënisë, por normale konsiderohet edhe lindja pas javës së 37-të të saj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti