Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas lindjes

Pershendetje doktoreshe mimoza doja te pyesja kam lindur po bej kater muaj porse cikli nuk me ka ardhur akoma . eshte normale ? zakonisht mbas sa kohesh qe lind vjen cikli rregullisht ? faleminderit

Umm Jasmina (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje

Nese bebi ushqehet rregullisht me qumesht gjiri pas lindjes, menstruacionet mund te vijne edhe pas 12-te muaj. Por te keshilloj te kesh kujdes sepse mundet qe gjate kesaj periudhe te ndodhe ndonje shtatzeni e padeshiruar, per shkak te prishjes se mbrojtjes nga fertilizimi. Prandaj te rekomandoj te perdoresh nje nga metodat e planifikimit familjar.

Gjithe te mirat.

Umm Jasmina (10 vite më parë)
te falenderoj doktoreshe.

/komuniteti