Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembjet në fund të barkut gjatë shtatzënisë

Pershendetje, jam ne javen e 28 te shtatzenise dhe gjithçka deri tash ka shku ne rregull, eshte femija i dyte qe po e pres, por sot kur u zgjova ne mengjes pata dhimbje ne fund te barkut edhe shume me shume sekrecione te bardha se herave tjera, a ka mundesi te me ndihmoni, a eshte ndonje gje rrezik?


Ju faleminderit, pune te palodhshme!

Arbresha (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbresha

Dhimbjet në fund të barkut konsiderohen normale në këtë moshë të shtatzënisë, kur nuk janë të forta dhe nuk shoqërohen me gjakrrjedhje. Gjatë shtatzënisë, sekrecionet në përgjithësi shtohen dhe vetëm kur ndryshojnë në ngjyrë, erë dhe japin ankesa subjektive si kruarje, djegie etj, atëherë mund të mendohet për praninë e infeksioneve.

Një analizë dhe kulturë e tyre do të plotsonte diagnozën.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti