javë pas jave
Përshëndetje Evi
Dhimbjet e shpinës në shtatzëni paraqiten për shkak të ndryshimeve në formës së trupit, kur barku del përpara duke thelluar harkimin e mesit, të qafës dhe kraharorit. Vendosja e një ripi rreth kërbishtes/fundin e kurrizit, dhe veshja e këpucëve me takë deri në 5 cm, mund të zvoglojnë harkimin e mesit dhe të lehtësojnë dhimbjen e shpinës. Gjithashtu rekomandohet ngrohtësia lokale dhe fërkimi i shpinës të cilat lehtësojnë dhimbjen. Ushtrimet fizike për të forcuat muskujt e shpinës janë të rekomanduara. Marrja e kalciumit dhe magneziumit lehtëson dhimbjen e këmbëve.
Për gjendjen gripale që ankon, lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar.
http://www.bebaime.com/semundjet/ftohja-ne-shtatzani
Aty do të gjesh rekomandime për dominimin dhe trajtimin e tij.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe.
Une jam ne javen e 34 plus 4 dite te shtatzenise. Ka dy jave qe kam dhimbje te vazhdueshme shpine qe nuk pushojne, dhimbje hipsesh sa here qe eci te te dyja kembet si dhe ka disa dite qe me ka filluar dhe nje dhimbje e lehte e vazhdueshme barku? Ju lutem doja te dija doktoreshe a jane shenja te lindjes keto dhe cfare duhet te bej pasi dr ku ndiqem per momentin eshte jashte Shqiperise dhe nuk mund ta kontaktoj. Ja ndihem dhe e pafuqishme. Gjithashtu ka qe dje qe kam dhimbje fyti e koke dhe temperetaure 37.6 maximumi. Cfare duhet te bej dhe per temperaturen? Une kam pire nje paracertamol se kisha shume dhimbje koke e fyti dhe po pi kengje e cajra te ngrohta. Te lutem doktoreshe si mund te veproj per keto probleme qe kam?
Faleminderit.