Konceptimi
AnilaB
(15 vite më parë)
Përshëndetje Anila
Mos mbetja shtatzënë, nuk ka si shkak daljen e lëngut spermatik nga vagina.
Bëj një këshillim parakoncepsional tek mjeku gjinekolog. Ai do të kryej vizitë gjinekologjike si dhe do të bëjë disa ekzaminime të nevojshme për të përjashtuar çdo pengesë të mundshme për fillimin e shtatzënisë. Edhe bashkëshorti të bëj një analizë të spermogramës.
Pasi të konkludosh se çdo gjë është normale, gjej ditët e ovulacionit për të realizuar marrëdhënie seksuale dhe të jesh e sigurtë se shtatzënia do të filloj.
Të uroj fat dhe gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresha Moza.
Pyetja ime ka te beje rreth konceptimit, ka tre muaj qe provoj te ngelem shtatzene por fatkeqesisht nuk po ndodh dhe per kete gje jam e shqetesuar shume. Pyetja ime eshte se cdohere pas konceptimit me vjen te urinoj dhe ngapak sperme rrjedh jashte, mirepo cdo here mundohem te qendroj ne pozite horizontale afersisht 20 minuta pasi e kam lexuar kete, a paraqet ndonje problem nese urinoj pas 20 minutave qe ngelem e shtrire?
Faleminderit.