javë pas jave
Pershendetje Viola
Vleresimi me ekzaminim ekografik eshte vetem nje nga vleresimet ne terresine e vleresimeve qe mjeku merr nga vizita gjinekologjike, analiza dhe ekzaminimet e ndryshme. Pra, te mendosh se vetem me ekzaminim ekografik mund te vleresosh shendetin riprodhues dhe te thuash se je mire apo keq, eshte shume e gabuar. Perpara se te tentohet per shtatzeni gruaja duhet te bej nje keshillim parakoncepsional. Kjo do te thote se duhet te takoj mjekun gjinekolog per te marre anamnezes, te beje vizite gjinekologjike, te beje nje seri analizash si te gjakut, hormonale etj si dhe nje seri ekzaminime ku nje nder ta eshte edhe ekzaminimi ekografik.
Pra, edhe nje here. Ekzaminim ekografik edhe I rendesishem, por nuk eshte I vetimi qe vendose mbi shendetin riprodhues.
Gjithe te mirat.


Ju pershendes perzemersisht doktoreshe!pyetje ime eshte kjo, nese ne ultraza del qe je ne rregull a duhet ndonje analize apo kontrolle tjeter gjinekologjike me bo,pasiqe qe nje shoqe e imja qe disa muaj tenton me mbete shtatzan? Gjithashtu edhe burrit te saj spermogrami i ka dal mire.Ju falenderoj shume