Pesha ne shtatzani
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Pershendetje Diarda
Eshte e vertete qe pesha qe kishe arritur nuk eshte aspak normale. Nese I ke bere analizat dhe ekzaminimet per tensionin dhe sheqerin ne gjak kane rezultat brenda parametrave, renia ne peshe nuk duhet konsideruar problematike.
Te rekomandoj qe te besh nje ekzaminim ekografik, per te rivleresuar parametrat fetal dhe sasine e likidit amniotik.
Vazhdo te ndjekesh keshillat qe te kam dhene per dieten dhe rregjimin ushqimor.
Te uroj shtatzeni te mbare.


Pershendetje doktoresh e nderuar,falemnderit per gjith ndihmen qe naj jep. Doktoresh e nderuar te kam shkru dhe me heret nlidhje me peshen ne shtatzani. Un para shtatzanis 60 kg i kam pas,kurse deri ne javen e 32 i kam shtuar 20 kg. Domethon 80 kg i kam pas deri ne 32 jav. Qe 1 jav e gjysme jam mat. Kurse tasht pas ni jav e gjysme i paskam humb 4 kg,tasht peshoj 76. A osht naj sen keq qe kam ren ne pesh ne javet e fundit te shtatzanis? Falemnderit nese gjen koh per pergjigjien...