Ngërçet në këmbë gjatë shtatzënisë
Sadije Ziberi
(15 vite më parë)
Përshëndetje Sadije
Ngërçet e këmbëve gjatë shtatzënisë mund të paraqiten në çdo periudhë dhe mund të konsiderohen normale. Në tremujorin e tretë, zakonisht këto ngërçe ndodhin natën. Shpesh fillojnë me dhimbje të forta në pulpa apo në shputa dhe i forcojnë muskujt e pulapve duke krijuar dhimbje.
Ngërçet në këmbë shpesh mund të zgjasin gjer në një minute, por nga ngërçet mund ta kesh vështirë të ngritesh nga krevati dhe të ecësh. Mënyra më e mirë për tu përballur ngërçet është konsumimi i ushqimit të pasur me vitamina dhe konsumimi më i madh i kalciumit.
Kompresat e ngrohta apo dushi me ujë të ngrohtë mund të lehtësojnë dhimbjen nga ngërçet qofshin këto edhe ngërçe të shpinës.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Jam shtatzene ne 30 jave tani por gjate nates kam ngerce ne kembe, a eshte kjo normale?