Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ndikon anemia në shtatzëni?

E nderuar doktoreshe!


Ju falenderoj per ndihmesen qe ju jepni nenave. Kam nje shoqen time e cila eshte shtatzene ne muajin e 6 gjithashtu eshte edhe shume anemike. Ka marre tothema por nuk i kane bere efekt, tani i ka marre nga 2 ne dite. Ajo nuk konsumon fare ushqim. Te lutem dua te dije se si ndikon anemia ne formimin e bebit dhe çfare duhet te beje zonja ne fjale?


Gjithe te mirat.

Lila Lila (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lila

Pamjaftueshmëria e hekurit, në shumicën e rasteve është përgjegjës për anemi. Nevojat e rritura për hekur gjatë shtatzëni, lidhen me kalimin e hekurit nga nëna tek fetusi. Prandja hekuri jepet gjatë gjithë shtatzënisë, si profilaksi/parandalues.

Zakonisht tek gratë me anemi, numri i fëmije të lindur me peshë të vogël është i shtuar. Të rekomandoj që shoqja tënde, të drejtohet tek një mjek hematolog për të bërë ekzaminimet e nevojshme dhe për të rregullur dozat e marrjes së hekurit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti