Mish i huaj ne miter
Eda Bejtja
(10 vite më parë)
Pershendetje Eda
Gjakrrjedhja e zgjatur ne forme sekrecioni pas ciklit, nuk ka lidhje me pranine e fibromiomes ne permasat qe shkruan si dhe nuk ka lidhje me operacionit cesariane.
Mundet te jete nje crregullim hormonal, por duhet te besh disa analiza specifike sepse mund te gjendet nje shkak I mundshem I cili duhet trajtuar.
Gjithe te mirat.
Pershendetje doktoreshe, dje bera nje eko pasi periodat me zgjasin me shume se zakonisht. Pas 5-6 ditesh vazhdojne si njolla kafe rreth 1 jave. Ne eko me doli mish i huaj me permase 3.5 cm, doktori me tha qe eshte dicka e zakonshme te grate dhe thjesht duhet mbajtur nen vezhgim per te pare ecurine e saj. Une kam pasur tri lindje me operacion dhe kam mbyllur tubat, por me tha qe nuk ka lidhje me te. Si mendoni ju?