Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit në shtatzëninë e dytë

Pershendetje doktoreshe.


Jam ne javen e 20 por e kam nje shqetesim, me duket qe shume pak i ndegjoj levizjet e bebes per javet qe jam, nje dite e ndegjoje ne diten tjeter ndodh qe se ndegjoj fare edhe gjate aktiviteteve ne kembe gjate puneve te shtepise gjate hecjeve a duhet ta ndegjoj beben ne keto jave apo eshte ende heret? Shtatzenine e pare e kam pas te dyfishte me binjake a mund te jete kjo arsyeja?


Pres pergjigjen, ju faleminderit.

Lisa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lisa

Zakonisht lëvizjet fëtale tek gratë me lindje të mëparshem, fillojnë rreth javës së 18-20. Lëvizjet fillimisht janë të lehta dhe të rralla dhe pas javës së 24, fillojnë e bëhen më të shtuara dhe më të forta.

E rëndësishme është që fëmija të ketë ecuri normale.

Midis javëve 19-23 të shtatzënisë grave u rekomandohet që të bëjnë analizë të urinës komplet si dhe ekografinë morfologjike.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti