Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A te ndryshoj gjinekologen?

prsh,jam ne javen e 11+2 te shtatezanise dhe ne javen e 6 kam patur pak gjakderdhje,shum pak dhe pastaj te nesermen sekrecionet e bardha u bene kafe e nje dit me pas nk kam patur me siptoma kafe apo te kuqe,une 3 dit para se te kisha kte gjakderdhjen pata bere viziten edhe doktoresha me tha se isha shume mire dhe menjeher kur ndodhi kjo un shkova dhe ajo me tha se nk i dihen shkaqet pse me kan ardhur,a nk mendoni ju se ajo duhet ta kishte pare dhe te me kishte lajmeruar se un jam me rrezik deshtimi? me pas ajo me tha te rri shtrire e te mos bej asnje pune,pas nje jave bera viziten tj dhe me tha qe mund te ngrihem e te eci e te bej pun kurse tn me ka thene qe esht me mir qe nk jam ngritur te rri shtrire,bebin e kam akoma po jam ne siklet se tn dhe kjo doktoresha me duket sikur nk eshte sh e afte ne keshillat qe me jep,si mendoni ju? une jetoj ne greqi,dhe ne qofte se jam gabim a thua tn me ka kaluar rreziku qe te ngrihem pa frike dhe nqs kam te drejte te pakten te ndryshoj doktoreshen,gjithashtu ktu pas nje jave me kan thene te bej nje eko e cila tregon dhe gjinine e femijes gje qe ne shqiperi nk ta tregojne pa bere 3 muaj e gjys,njs faleminderit per kohen tuaj.

Adelina Kamberi (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Adelina

Nuk e shoh te arsyeshme te te keshilloj te ndryshosh mjeken gjinekologe, sepse mund te them se mjeku qe ndjek ecurine e nje shtatzenise nuk mund te parashikoj se kur mund te fillon nje gjakrrjedhje.

Bej edhe nje eko tjeter per te vleresuar gjendjen e ecurine se shtatzenise, dhe qendro sa me shume shtrire duke u kujdesur qe te qendrosh ne kembe vetem per nevoja personale.

Te uroj shtatzeni te mbare.

/komuniteti