Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 28, deshta te pyes para nje jave isha te mjeku se e kam pas nje infeksion, kam pas sekrecione te bardha shume edhe me arome, i kam perdor disa kapsulla vaginale per pese dite dhe tash kam kruarje! A mundem me i perdor prape ato kapsulla vaginale?


Te pershendes, pune te palodhshme.

Arnisa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arnisa

Trajtimet medikamentoze, bëhen pas marrjes së rezultatit nga analiza dhe kultura si dhe antibiograma apo mykograma. Prandaj edhe ti bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe antibiograma apo mykograma do të përcaktoj medikamentet me efikasë ndaj infeksionit.

Mos neglizho të bësh këto analiza, sepse disa infeksione vaginale prishin ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Rrezja (15 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe edhe une deshta te shtoj se une sekrecione te bardha nuk kam tash per momentin po kam shume pak kruarje edhe disa si ushla te vogla mu kane be pak ne vagine cfare mund te jete kjo, mos eshte se jam ftohur pak po me duket, te pershendes.

/komuniteti