Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vizita tek mjeku

Pershendetje Dr.Moza... ju pergezoj nga zemra per pergjigjet tuaja aq te nevojshme per ne femrat... Dua t'ju them se sot isha tek mjeku-gjinekolog dhe bera nje eko te organit riprodhues dhe mjeku me dha keto rezultate: Mitra ne permasa normale, vezorja ne permasa 11.9 x 10.7 , digloni i lire, 59.3 x 36 x 30.0 por keto nuk e do cfare permasaash jane pasi nuk lexohet qarte ne recete dhe parametrat e tjere jane normal... me ane te ketyre te dhenave doktoreshe, cfare mund te me thoni, nese kam qene e qarte per ju? Bera edhe analizen e kultures vaginale por pergjigja merret pas 3 ditesh.


Pres pergjigjen tuaj... perzemersisht Elona1.

Elona1 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona

Ekzaminimi ekografik me të dhënat që përshkruan, ka rezultuar normal, pa probleme gjinekologjike të dukshme ekografikisht. Uroj që edhe analiza dhe kultura e sekrecioneve vaginale të dalin pa probleme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti