Ngushtësia e mureve të vaginës a përbën problem për një lindje natyrale?
Ena
(15 vite më parë)
Përshëndetje
Raportet seksuale gjatë shtatzënisë, nuk sjellin asnjë problem në ecurinë e saj. Meqënëse dyshon se diçka nuk shkon mirë tek ty, kontakto mjekun gjinekolog të të bëj një vizitë nëse është e mundur për të përjashtuar çdo ndjesinë tënde.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe Mimoza.
Une jam ne javen e 30 te shtatzenise dhe marredheniet seksuale i kemi rralluar me bashkeshortin. Por shqetesohem per faktin se kur kryejme marredhenie pas disa kohesh, ve re qe ngushtohem tek muret e vagines.
Pyetja ime eshte nese perben problem gjate aktit te lindjes kjo situate, duke krijuar nje lindje te veshtire?
Ju faleminderit.